LAJMI I FUNDIT:

Global Finance: RBI Banka më e mirë

Global Finance: RBI Banka më e mirë

Raiffeisen Bank International (RBI) ka marrë çmimin si “Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore” për herën e shtatë radhazi në konkursin “Bankat më të mira në botë në tregjet në zhvillim” të organizuar nga revista e njohur financiare “Global Finance”. Deri më tani, Raiffeisen Bank International ka fituar këtë çmim prestigjioz për herë të nëntë në dhjetë vjet.

Në të njëjtën kohë, janë ndarë çmime edhe për bankat më të mira që veprojnë në tregje të caktuara, në mesin e të cilave ishin edhe pesë banka të rrjetit të Raiffeisen Bank International. Banka Raiffeisen në Kosovë ka marrë çmimin si “Banka më e mirë në Kosovë” ndërsa çmimin e njëjtë në shtetet ku veprojnë e kanë marrë edhe degët e Raiffeisen Bank International në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani dhe Serbi.

"Kjo është hera e shtatë me radhë që vlerësohet performanca jonë e shkëlqyer, duke përfshirë këtu edhe vitet pas krizës", tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i RBI.


Pas vlerësimit nga “Global Finance”, viti 2013 për RBI do të jetë një vit i vazhdimit të aktiviteteve të suksesshme afariste. Edhe gjatë vitit 2012, RBI është vlerësuar nga revistat e njohura financiare, “Global Finance”, “EMEA Finance”, “Euromoney” dhe “The Banker” për pozicionimin e saj strategjik, performancën dhe shërbimet e saj të kualitetit të lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore. /Telegrafi/