LAJMI I FUNDIT:

Globalizim për këdo

Globalizim për këdo

Sot, kundërshtarët e globalizimit duket se po i tejkalojnë mbrojtësit e tij. Nëse ata e arrijnë atë që duan, rendi ndërkombëtar i post luftës së dytë botërore – që synonte, dhe shpesh ia ka arritur, të çojë përpara paqen dhe begatinë përmes shkëmbimit dhe ndërlidhjes – mund të shembet. A mund të shpëtohet globalizmi?

Në pamje të parë, e ardhmja duket e zymtë. Çdo aspekt i globalizimit – tregtia e lirë, lëvizja e lirë e kapitalit dhe migracioni ndërkombëtar – po sulmohet. Akuzat drejtohen nga forcat antagoniste – nga partitë politike populiste te grupet separatiste dhe organizatat terroriste – veprimet e të cilave priren të përqendrohet më tepër te ajo që ata kundërshtojnë, sesa te ajo që mbështesin.


Në Rusi dhe Azi, grupet antiperëndimore janë në krye të fushatës kundër globalizimit. Në Evropë, partitë populiste priren të theksojnë neverinë e tyre për integrimin evropian, ku ata të të djathtës shpesh dëmtojnë imigacionin, ndërsa e majta denoncon rritjen e pabarazisë ekonomike. Në Amerikën Latine, armiku shihet si ndërhyrja e huaj e çdo lloji. Në Afrikë, separatistët fisnorë kundërshtojnë çdokënd që pengon pavarësinë. Dhe në Lindjen e Mesme, ISIS refuzon me ngulm modernitetin – dhe shënjestron shoqëritë që e përqafojnë atë.

Pavarësisht ndryshimeve, këto grupe kanë një gjë të përbashkët: një armiqësi të thellë kundrejt strukturave ndërkombëtare dhe ndërlidhjes (megjithëse një grup vrasësish si ISIS mund të përdorë një kategorizim tjetër, duke thënë për shembull populistët evropianë). Atyre nuk u intereson rendi ndërkombëtar, ata duan të shkatërrojnë zhvillimin e shpejtë ekonomik të post-1945 që nxori miliarda shtetas të vendeve në zhvillim nga varfëria. Ata shohin vetëm institucione të mëdha, të palëkundura dhe pabarazi të patolerueshme në të ardhura e pasuri dhe për këtë fajësojnë globalizimin.

Ka një të vërtetë në këto argumente. Bota është një vend shumë i pabarabartë dhe pabarazia mes shoqërive është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në dekadat e fundit. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të tregtisë ndërkombëtare apo lëvizjes së njerëzve; në fund të fundit, tregtia ndërkufitare dhe migracioni kanë ndodhur prej mijëra vitesh.

Zgjidhja e propozuar nga lëvizjet antiglobalizim – mbyllja e kufijve kombëtar për tregtinë, njerëzit apo gjithçka tjetër – ka pak kuptim. Në fakt, një qasje e tillë do të dëmtonte këdo, jo vetëm elitat e pasura që përfitojnë më së tepërmi nga tregjet e globalizuara.

Pra, çfarë po e nxit pabarazinë? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeve, duhet të marrë në konsideratë se cila pjesë e globalizimit po gjeneron fitime për të pasurit.

Një aspekt qendror i globalizimit është dokumentimi i kujdesshëm i dijes dhe mjeteve ligjore të nevojshme për të kombinuar të drejtat e pronësisë së aseteve teke në dukje të parëndësishme (pjesët elektronike, të drejtave ligjore të prodhimit dhe kështu me radhë) në artikuj kompleks (një iPhone) dhe të vlerësohet teprica që ato gjenerojnë. Librat e qarta dhe të aksesueshme të llogarive që përshkruajnë qartë jo vetëm se cili kontrollon çfarë dhe ku, por edhe rregullat që drejtojnë kombinimet e mundshme – të le të themi kolateralit, elementëve, prodhuesve, sipërmarrësve dhe të drejtat ligjore dhe të pronës – janë jetësore që sistemi të funksionojë.

Problemi është se pesë miliardë njerëz kudo në botë nuk janë të dokumentuar në librat kombëtar të llogarive në asnjë qasje të organizuar. Në vend të kësaj, talentet e tyre në sipërmarrje dhe të drejtat ligjore të aseteve regjistrohen në qindra të dhëna të shpërndara dhe sistemesh rregullash në vendet e tyre, duke i bërë të paaksesueshëm ndërkombëtarisht.

Nën këto kushte, është e pamundur që shumica e njerëzimit të marrë pjesë efektivisht në të ardhurat e tyre ekonomike kombëtare, e jo më globale. Pa shumë mjete pjesëmarrjeje në procesin e prodhimit të kombinimeve me vlerë të lartë, njerëzit nuk kanë shans të përfitojnë nga vlera tepricë e krijuar.

Pra, është mungesa e njohurisë së konsoliduar dhe të dokumentuar – jo tregtia e lirë – që po nxit pabarazinë kudo në botë. Por zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë e thjeshtë. Vetëm për të përcaktuar se sa njerëz janë lënë jashtë mori dy dekada punë në terren nga organizata ime, Instituti për Liri dhe Demokraci (ILD), kryer nga më shumë se 1000 kërkues në 20 vende.

Problemi kryesor është izolimi ligjor. Avokatët dhe elitat e korporatave që hartojnë dhe vënë në zbatim legjislacionin dhe rregullimet që qeverisin globalizimin janë të shkëputura nga ato që supozohet të zbatojnë politikat në nivel global. Me fjalë të tjera, zinxhiri ligjor ka mangësi në hallka thelbësore.

Eksperienca në Japoni, SHBA dhe Evropë tregon se një qasje e drejtpërdrejtë ligjore ndaj sigurimit të të drejtave dhe mundësive të barabarta mund të kërkojë një shekull ose më tepër. Por ka një mënyrë më të shpejtë: trajtimi i hallkave që mungojnë si një mungesë jo e zinxhirit ligjor, por në një zinxhir të njohurive.

Ne të ILD dimë diçka rreth zinxhirëve të njohurive. Kemi kaluar 15 vite duke shtuar miliona njerëz në sistemin ligjor të globalizuar, duke sjellë njohuritë që përmbaheshin nga librat e llogarive në fushën ligjore – të gjitha këto pa ndihmën e kompjuterëve. Por ne nuk kemi dekada të tjera për të shpenzuar në këtë proces; duhet të përfshijmë miliarda njerëz të tjerë dhe shpejt. Kjo do të kërkojë automatizim.

Vitin e shkuar, ILD filloi, me mbështetjen pro bono nga firmat e Silicon Valley të përcaktojë nëse teknologjia e informacionit dhe specifikisht libri i transaksioneve në Bitcoin mund t’i japë mundësi popullatës botërore të përfshihet në globalizim. Përgjigjja është një po e fortë.

Duke përkthyer gjuhën e zinxhirit ligjor në një gjuhë dixhitale – një arritje që kërkon krijimin e 21 tipologjive – ne kemi krijuar një sistem që mund të lokalizojë dhe regjistrojë çdo libër llogarish në botë dhe ta bëjë atë publik. Për më tepër, ne kemi pasur mundësinë të kthejmë në 34 tregues binarë pyetje që kompjuterët kanë ngritur mbi librat e llogarive të gjurmuara për të përcaktuar se cilat kushte duhen përfshirë në kontaktet e shpejta të librave të llogarive të firmave të globalizuara dhe kolektivave jo të globalizuara.

Teknologjia e informacionit ka demokratizuar aq shumë elementë në jetët tona. Duke demokratizuar ligjin, ndoshta mund të shpëtojmë globalizimin dhe rendin ndërkombëtar. /Project Syndicate/reporter.al/