LAJMI I FUNDIT:

Goli i Messit, goli i javës (video)

Goli i Messit, goli i javës (video)

Goli i futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, i shënuar ndaj Santosit në finalen e Kupës së Botës për Klube, është shpallur goli më i mirë i javës së fundit të këtij viti.

Në mesin e një konkurrence shumë të fortë me golat e Clarence Seedorf të shënuar ndaj Bolonjës dhe të golave të Neymar dhe Borges në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, ishte aksioni fantastik nën orkestrimin e Xavit ai që bëri që opera të përfundohej me sukses me një parabollim nga Lionel Messi.

Lionel Messi po ashtu është duke marr pjesë në konkurrencë me shumë të tjerë në garën për golin më të mirë të vitit shpallur nga FIFA.