LAJMI I FUNDIT:

Gomez: Bayerni ende nuk ka fituar asgjë

Gomez: Bayerni ende nuk ka fituar asgjë

Mario Gomez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos vetëkënaqen në muajt e fundit të garës për titull në Bundesliga.

Bavarezët aktualisht kryesojnë tabelën me 42 pikë nga 17 ndeshje, duke ruajtur nëntë pikë avantazh ndaj pozitës së dytë, ku ndodhet Bayer Leverkusen, me kampionin në fuqi Borussia Dortmund që ngec edhe më shumë.

“Ne jemi një ekip shumë më stabil se sezonin e kaluar. Pjesa e parë e sezonit e tregoi këtë. Ne nuk kemi pasur ndonjë periudhë të dobët”.


“Ekipi po ashtu ka një qasje tjetër ndaj ambicieve për titull. Megjithatë, ne nuk jemi kampionë ende. Ne duhet ta dëshmojmë këtë gjatë disa muajve në vazhdim, se ne jemi pa dyshim numër një në Gjermani”.

“Borussia Dortmund nuk do të jetë në gjendje të ruajë energjinë tash pasi ata janë ende në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ata janë një ekip i mirë dhe kanë të trajner të shkëlqyeshëm”, ka thënë Gomez./Telegrafi/