LAJMI I FUNDIT:

Google e interesuar ta blejë rrjetin social Twitter?

Google e interesuar ta blejë rrjetin social Twitter?

Një prej platformave më të mëdha të mediave sociale duket se është e interesuar të bëjë biznes me Google.

Sipas raportimeve më të fundit mediale thuhet se Twitter ka filluar bisedimet me Google për një shitje të mundshme të rrjetit social.


Lajmi vjen nga CNBC, dhe lë të kuptohet se Twitter është në bisedime me disa kërkues potencial që përfshin Google dhe Salesforce.com, ndër kompanitë e tjera teknologjike.’

Tashmë jemi të familjarizuar me rritjet e Google në tregjet e ndryshme, prej automjeteve vet-vozitëse deri te intelegjenca artificiale.

Google poashtu ka tentuar pa sukses të krijojë influencë në media sociale, në fillim me Google Buzz dhe pastaj me Google+ të cilat nuk kanë mundur të shtojnë konkurrencë platformave rivale si Facebook.

Për Twitter, blerja nga Google do të ndihmonte me monetizim të përmbajtjes, gjë që deri tani i mungon kësaj platforme.