LAJMI I FUNDIT:

Google Pixel dhe Pixel XL rrjedhin online (Foto)

Google Pixel dhe Pixel XL rrjedhin online (Foto)

Kemi dëgjuar spekulime të shumta mbi telefonat e ri të Google gjatë kohës së fundit, të cilët pritet të dalin nën markën Google Pixel dhe Google Pixel XL.

Dy pajisjet të cilat do të zëvendësojnë linjën Google Nexus janë parë së fundmi në disa foto të cilat kanë rrjedhur online.


Pixel dhe Pixel XL pritet të fuqizohen nga procesorët e fundit të Qualcomm, Snapdragon 821 dhe RAM memoria e kapacitetit prej 4GB.

Pixel pritet të ketë ekran të madhësisë 5 inç ndërsa Pixel XL thuhet se do të ketë ekran prej 5.5 inçëve.

Të dyja pajisjet do të kenë senzor të njohjes së gjurmëve të gishtërinjëve dhe do të punojnë me modelin e ri të Android, Nougat 7.1.

Telefonat e ri të Google pritet të lansohen zyrtarisht më 4 tetor.

pixel-leak-1