LAJMI I FUNDIT:

Google Pixel pajisen me Android 7.1!

Google Pixel pajisen me Android 7.1!

Google ka lansuar së fundmi Android 7.1 Developer Preview dhe tani kemi detajet se kur softueri do të arrijë në pajisjet Nexus.

Lista përfundimtare e pajisjeve Nexus është njoftuar këto ditë nga Google dhe në të njejtën kohë është konfirmuar se Android 7.1 do të vijë në Nexus gjatë dhjetorit.

“Fillimisht, ne do të ofrojmë Developer Preview për Nexus 5X, Nexus 6P dhe pajisjet Pixel C. Në lansimin final të platformës Android 7.1 që do të ndodhë në dhjetor, ne do të shtojmë përditësimet në të gjitha pajisjet e lartëpërmendura si dhe në pajisjet Android One, Pixel dhe Pixel XL.” – ka njoftuar Google në një deklaratë zyrtare.

Android 7.1 pritet të sjell një sërë tiparesh të reja në pajisjet Nexus. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të dalin edhe detajet më të hollësishme mbi risitë që do të sjell kjo platformë.