LAJMI I FUNDIT:

Google po vjen me telefonin që do ta prodhojë vetë?

Google po vjen me telefonin që do ta prodhojë vetë?

Sipas shumë burimeve të informacionit thuhet se Google do të sjell telefonin e saj Android deri në fund të këtij viti.

Përkundër Nexus telefonave që janë prodhuar nga partnerët e Google si HTC, Huawei, LG, Asus dhe Motorola, Google tani dëshiron të merr kontroll të plotë në prodhimin e pajisjes hardverike dhe softuerike.


Prodhuesit e tjerë të telefonave të Google nganjëherë janë të ngadalshëm në përditësimet e ndryshme në Android kur dalin risitë në softuer.

Sipas The Telegraph, një telefon i dizajnuar nga Google do të ketë konkurrent të drejtpërdrejt iPhone të Apple sa përket lidhjes mes harduerit dhe softuerit.

Deri tani, Google është involvuar në mënyrë më direkte në dizajnimin e kamerës së Nexus 6P dhe 5X, gjë që ka rezultuar suksesshëm. Nëse ky involvim përfshin gjithë pajisjen, atëherë do të kemi një telefon të avansuar në treg.