LAJMI I FUNDIT:

Google shet 1 milion Nexus 4

Google shet 1 milion Nexus 4

Google Nexus 4 kishte debutuar në treg nëntorin e kaluar, dhe prej ditës së parë të paraqitjes në treg ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për telefonin, dhe problemi i vetëm me këtë model ka qenë menaxhimi i stokut.

Kjo, pasi pas paraqitjes së informatës se Nexus 4 është në dispozicion në shitje përmes Google Play Store kishte vërshim të kërkesës, dhe vetëm pas disa orësh të gjitha sasitë e mundshme “zhdukeshin” nga blerësit e rinj të cilët edhe sot presin gjatë për ta pasur telefonin në duar.

Edhe pse asnjëri nga partnerët të cilët e kanë lansuar modelin Nexus 4, Google dhe LG, nuk kanë dhënë detaje mbi sasinë e njësive të shitura, besohet se shifra prej 1 milionë njësive të shitura është tejkaluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Lajmi është bërë i ditur nga XDA Developers, të cilët kanë thënë se Google ka shitur mbi 1 milion njësi të Google Nexus 4. / Telegrafi /