LAJMI I FUNDIT:

Google me shumë produkte të reja në tetor!

Google me shumë produkte të reja në tetor!

Në ngjarjen e shumëpritur të tetorit, Google pritet të lansojë telefonat e ri që sipas spekulimeve do të marrin emrin Pixel dhe Pixel XL.

Mirëpo, sipas disa informatave të fundit të lëshuara nga Android Police, del se Google poashtu do të sjell edhe produkte të tjera në këtë ngjarje.


Google Home, projekt i prezentuar së pari gjatë konferencës I/O të Google pritet që poashtu të gjej shfaqjen e parë në konferencën e tetorit. Sipas spekulimeve, Home do të dal në shitje me çmim prej 129 dollarëve.

Sipas të njejtave burime, bëhet e ditur se produkti tjetër i kompanisë, Google Chromecast Ultra do të lansohet në këtë ngjarje me vlerë fillestare prej 69 dollarëve. Chromecast Ultra do të jetë i pajisur me opsionin 4K, bën të ditur Android Police.