LAJMI I FUNDIT:

Google me sistem të ri operativ, të ndarë nga Android!

Google me sistem të ri operativ, të ndarë nga Android!

Google është duke punuar në krijimin e një sistemi të ri operativ që nuk ka asgjë të bëjë me Android.

Lajmi është publikuar në ueb faqen GitHub sipas të cilit thuhet se sistemi i ri operativ do të quhet, së paku për tani, Fuchsia.


Ky sistem nuk është i bazuar në Android e as në Linux. Google nuk ka bërë ende ndonjë lajmërim zyrtar ndërkohë që duket sikur projekti është në fazën e hershme të zhvillimit.