LAJMI I FUNDIT:

Google vjen me dizajn të ri për Google Images

Google vjen me dizajn të ri për Google Images

Google ka ri-dizajnuar kërkimin e fotografive për të mundësuar rezultate më të mira, ka njoftuar kompania të mërkurën.

Në ditët në vijim, përdoruesit e Google do të shohin një panel horizontal në të cilin përdoruesit mund të kalojnë dhjetëra fotografi shumë shpejtë, duke përdorur tastierën, ka thënë Google në postimin e saj të fundit në blog.

“Bazuar në komentet të cilat i kemi marrë nga përdoruesit dhe zhvilluesit e uebit, ne e kemi ri-dizajnuar shërbimin Google Images për të ofruar një përvojë më të mirë të kërkimit” ka thënë Hongyi Li, menaxher i produktit në Google.


“Si rezultat i këtij ndryshimi, shërbimi do të jetë më i bukur, dhe më i përshtatshëm” ka shtuar ai.

Me ndryshimin e bërë, përdoruesit do të shohin disa fotografi të vogla në korniza dhe shfaqjen e fotografisë së përzgjedhur në ndërfaqen më poshtë. / Telegrafi /