LAJMI I FUNDIT:

Gra, këto janë sytjenat që e zbulojnë KANCERIN brenda DY MINUTAVE (Video)

Gra, këto janë sytjenat që e zbulojnë KANCERIN brenda DY MINUTAVE (Video)
-->

“Synimi ynë është që të realizojmë një instrument i cili është në gjendje që të zbulojë brenda dy minutave kancerin e gjirit, por që mund të mbahet nga çdo femër”.

Është kjo deklarata e disa studiuesve dhe inxhinierëve elektronikë kolumbianë të Universitetit të Manizales, shkruan noa.al.

Nga puna e tyre janë krijuar një palë reçipeta brenda të cilave është vendosur një mikroprocesor i cili është në gjendje të monitorojë temperaturën e gjirit.

Kjo pasi prania e qelizave kancerogjene shkakton gjithmonë rritje të temperaturës në gjoks.

Testimet e para janë kryer në 189 gra të ndryshme, disa në shëndet të plotë dhe të tjera të sëmura, nga ku u zbuluan direkt të prekurat nga kanceri i gjirit.

Tashmë synimi është që të perfeksionohen këto reçipeta dhe të organizohet një mbledhje fondesh në mënyrë që të shiten me një çmime ekonomik.