LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e 180 mijë dollarëve, dy personat ishin të paarmatosur dhe të pamaskuar (Video)

Grabitja e 180 mijë dollarëve, dy personat ishin të paarmatosur dhe të pamaskuar (Video)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorët e dyshuar të një grabitjeje me vlerë 180 mijë dollarë disa ditë më parë në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Të arrestuar janë Marian Gjonpalaj dhe Albert Gjonpalaj, të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor.


Grabitja ndodhi mesditën e së martës në dalje të hotel “Sheraton” nga dy persona, që më pas u larguan me motor, përcjellin mediat shqiptare.

Sipas policisë, grabitësit kanë qenë të paarmatosur dhe të pamaskuar dhe nuk kanë hasur në rezistencën e punonjësve të agjencisë së këmbimit valutor.

Pamjet filmike të publikuara më pas tregonin grabitësin që shtyn punonjësin që kishte çantën me shumën e parave, ndërsa largohet qetësisht dhe askush nuk e ndjek nga pas.