LAJMI I FUNDIT:

Grabovci për përgjimet: Hajgare mes shokëve

Grabovci për përgjimet: Hajgare mes shokëve

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se të gjitha ato që janë dëgjuar nga përgjimet më shumë kanë qenë hjagare mes shokëve, ndërsa sipas tij, qëllimi i publikimit të përgjimeve ka qenë përçarja.

Ai ka thënë se qëllimi i publikimit të përgjimeve ka qenë përçarja, ndërsa analistët kanë paralajmëruar pasoja, shkruan “Kosova Sot”.

“Të gjitha ato që shihen se më shumë kanë qenë hajgare në mes të shokëve. Madje Samiu vetë e ka atë fjalor dhe këtë e dimë të gjithë, edhe Jakupi edhe të gjithë sepse të gjithë qeshin me të dhe askush nuk i idhnohet”, ka thënë Grabovci.


Mirëpo, analistët politikë shprehin dyshimet se kjo aferë nuk mund të kalon aq lehtë pa pasur ndikim negativ, pasi PDK-ja është në proces zgjedhor.

“Nga këto pak bisedime është e vështirë të konkludohet nëse fjalët e thëna për kolegët në parti kanë qenë vërtetë dashakeqe apo jo. Por, nëse janë të vërteta “fjalët e çarshisë” se ka edhe incizime tjera e që do të publikohen ndërkohë, dhe nëse këto sjellin përmbajtje tjera më inkriminuese, atëherë mund të priten pasoja tjera, ndoshta edhe më të mëdha në raport me partinë brenda, por edhe në raportin e partisë me votuesit”, ka thënë për “Kosova Sot”, analisti Ardian Arifaj.

Për analistin politik, Belul Beqaj, është shumë interesante se si është bërë reagimi ndaj këtyre përgjimeve.

“Përgjimet do t’i vlerësoja si pashembullta, sikur të mos kishte reaguar Qeveria se ato ishin të montuara dhe të paqena. Mjerisht, Qeveria deshi një të vërtetë ta shndërroj në rrenë dhe një rrenë të bërë të vërtetë! Këtë e demantoi EULEX-i, atëherë parashtrohet pyetja se pse një gabim të zyrtarëve dëshirohet për të mbuluar me një gabim edhe më të madh?!”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori