LAJMI I FUNDIT:

Granad-ohet Reali

Granad-ohet Reali

Real Madridi e ka pësuar humbjen e pestë këtë sezon në La Liga si mysafir i Granadas me rezultat minimal 1-0.

Fillimi i ndeshjes i takoi Realit, që kishte dominimin në posedim, por sa më shumë që kaloi koha, vendasit u treguan më të rrezikshëm.

Pas një mundësie shumë të mirë të lëshuar nga vendasit, ishte një goditje nga këndi që rezultoi në gol. Cristiano Ronaldo u gjend më së ‘miri’ në zonë, për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë jo të klubit të tij, por të Granadas.


Në vazhdim të takimit Reali bëri përpjekje të mëdha, por Granada shfaqi paraqitje fantastike në mbrojtje dhe pati mundësinë për të realizuar edhe një gol të dytë, teksa Reali nuk kishte ndonjë rast që vlen të përmendet.

Real Madridi pas javës së 22-të në La Liga ka 43 pikë, 15 pikë më pak se sa Barcelona në vendin e parë që i shkon të dielën mbrëma Valencias në Mestalla. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori