LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka u takua me Ramush Hardinajn

Granit Xhaka u takua me Ramush Hardinajn

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me futbollistin e njohur shqiptar Granit Xhaka për t’i uruar suksesin dhe për të dhënë respektin e tij ndaj Granitit, i cili po përfaqëson Kosovën me shumë sukses në futbollin evropian.

20 vjeçari nga Kosova i cili momentalisht luan për Borussia Monchengladbach në Bundesliga, po korr suksese të mëdha, me ç’rast po kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Graniti tashmë po cilësohet si ambasador i Kosovës, e me këtë rast, me të ardhur në vendlindje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndau pak kohë për të takuar personalisht Granitin në një takim jo zyrtar, duke e përgëzuar për imazhin e mirë që po i jep Kosovës.


Aty i pranishëm ishte edhe nën kryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, babai i Granitit, Ragip Xhaka, kryetari i të rinjve Gent Begolli, dhe Fatos Dili.

Ky takim u zhvillua në zyret e Aleancës, ku ata kanë biseduar për të ardhmen e futbollistit dhe kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike për njëri tjetrin.

Graniti i dhuroi një fanellë të ekipit të tij, ndërsa Ramushi i dhuroi një objekt të gurit, në të cilën është gdhendur harta e Kosovës. /Telegrafi/