LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhakën e sulmojnë edhe në Zvicër

Granit Xhakën e sulmojnë edhe në Zvicër
PARIS, FRANCE - JUNE 15: Granit Xhaka of Switzerland throws a drinks bottle to the bench during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Switzerland at Parc des Princes on June 15, 2016 in Paris, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Pas letrës që publikoi sot futbollisti i Arsenalit dhe përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka, përmes së cilës bëri të qartë se ai kishte bërë kërkesë që të luante me Kosovën pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA dhe se ishte i gatshëm ta linte kombëtaren e Zvicrës, kanë reaguar mediet e shtetit helvetik.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka botuar sot në versionin e saj online një artikull me një intervistë të Xhakës, të dhënë për “Blick” në muajin maj të këtij viti, rreth një muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, në të cilën Xhaka shprehej i bindur se nuk e mendon largimin nga Zvicra.


“Para Kampionatit Evropian ai dukej krejt ndryshe. Granit Xhaka flirton me Kosovën”, është titulli i gazetës zvicerane, e cila thotë se Graniti kishte deklaruar qartazi se nuk e mendonte fare kalimin tek Kosova.

Në intervistën e majit, të publikuar edhe një herë tjetër sot në “Blick”, Xhaka thoshte se nuk do të luante për Kosovën, pasi e kishte vendosur një herë e përgjithmonë për Zvicrën. Madje kur pyetej se a do të kishte dëshirë të bëhej ndonjëherë trajner i përfaqësueses kosovare, Xhaka deklaronte: “Përse jo i kombëtares së Zvicrës”.

Letër e hapur nga Granit Xhaka për Kosovën
Lexo po ashtu Letër e hapur nga Granit Xhaka për Kosovën

“Blick” pretendon se Granit Xhaka nuk u tregua i sinqertë me zviceranët, dhe se gjatë gjithë kohës ka “flirtuar” me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo pas letrës së publikuar sot nga Xhaka, në të cilën ai shpjegonte pamundësinë që të luajë për Kosovën, për shkak të rregullave të UEFA-së të cilat nuk ia lejonin një gjë të tillë.

Xhaka, Behrami dhe Tarashaj janë ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ndërsa jashtë listës ka mbetur futbollisti i Stoke Cityt Xherdan Shaqiri, i cili është i lënduar prej më shumë se një jave. /Insajderi.com