LAJMI I FUNDIT:

Gratë e banesave të uzurpuara protestojnë para shtëpisë së Shpend Ahmetit

Gratë e banesave të uzurpuara protestojnë para shtëpisë së Shpend Ahmetit

Gratë e banuesve të banesave në Dardani po protestojnë para shtëpisë së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke kërkuar strehim për fëmijët e tyre.

Ahmeti ka dalë jashtë shtëpisë për t’i dëgjuar, por ai tha se kjo çështje nuk i takon atij dhe se nuk ka në dorë asgjë në lidhje me këto prona.


Ai ka theksuar se para disa ditëve e ka shpjeguar rastin e banesave në lagjen Dardania.

Lidhur me këtë çështje ai ka bërë edhe një psotim në Facebook, duke thënë se sot edhe Gjykata ka dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008, dhe që tani sipas tij, po zbatohet, transmeton Telegrafi.

“Por dikush vazhdon ti gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet ti blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhërin për gjykata e për polici. Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori