LAJMI I FUNDIT:

Greqi, kapen 28 trafikantë droge, shumica shqiptarë

Greqi, kapen 28 trafikantë droge, shumica shqiptarë

Një operacion i policisë greke ka vënë në pranga 28 vetë, që ishin të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës. Operacioni është shtrirë në qytetet e Selanikut, Agrinios dhe Volosit. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me disa grekë dhe disa romë.

Grupi kishte bashkëpunëtorë edhe 3 zyrtarë të lartë të policisë së Agrinios, të cilët iu jepnin informacione trafikantëve për kontrollet e policisë, duke i shpëtuar nga zbulimi.

Sipas policisë rrjeti funksiononte duke sjellë drogën nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit dhe duke e shitur në Greqi e kryesisht në këto tre qytete, ku u zhvillua operacioni. Gjithçka u zbulua nga përgjimet telefonike që kryheshin prej 10 muajsh, transmeton BW.


Në shtëpitë e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi, armë, sasi të vogla droge dhe mijëra euro, ndërsa po kërkohet vendi që shërbente si magazinë për grumbullimin e drogës së trafikuar.

Hetimet vazhdojnë dhe policia thotë se priten edhe arrestime të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori