LAJMI I FUNDIT:

Greqia: Çështja çame nuk ekziston

Greqia: Çështja çame nuk ekziston
Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kostzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015. AFP PHOTO/GENT SHKULLAKU

Çështja çame nuk ekziston dhe risjellja e përsëritur e një çështjeje inekzistente nga autoritetet zyrtare shqiptare nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo është përgjigjja e qarqeve politike pranë Ministrisë së Jashtme greke, ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në një intervistë për Top Channel, ku ai i është referuar çështjes çame.

Lajmi publikohet nga agjencia shtetërore greke e lajmeve, e cila në mënyrë të qartë thekson se të njëjtat qarqe shprehen tekstualisht se “Gjatë pushtimit nga ana e forcave të Boshtit, çamët kanë bashkëpunuar me pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe janë larguar me nismën e tyre nga Epiri, me grupe, e përfundimisht duke ndjekur forcat e armikut.


Burime pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë bërë me dije për Top Channel se, deklaratë zyrtare si kundërpërgjigje ndaj ministrit Bushati nuk ka pasur, duke shtuar se dihet qëndrimi i të dy vendeve për çështjen në fjalë.

Dipas shumë medieve greke që publikojnë lajmin, në intervistën e tij, ministri i Jashtëm shqiptar kishte cilësuar si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe që mbështeten në ndërsjellje, dialogun e drejtë dhe të përgjegjshëm midis dy fqinjëve anëtarë të NATO-s, që shikojnë nga e ardhmja e përbashkët europiane dhe që respektojnë traditat kushtetuese, e natyrisht respektojnë modelet që e kanë frymëzimin tek e drejta ndërkombëtare.

Por deklarata që ka sjellë reagimin e qarqeve të Ministrisë së Jashtme greke është ajo kur Bushati, shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë e ndan në 3 kapituj, si rishikimin e teksteve të historisë, çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë dhe shtetit shqiptar në Greqi, dhe nderimin për të rënët grekë në territorin shqiptar, duke theksuar shprehimisht se “shfuqizimi ka vlera të drejtpërdrejta politike dhe ligjore dhe adresimi i çështjes çame, si një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, do t’i shërbente shumë klimës së besimit ndërmjet dy vendeve”. /TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori