LAJMI I FUNDIT:

Grimi i gabuar bën që të dukeni më të moshuara

Grimi i gabuar bën që të dukeni më të moshuara

Grimi na ndihmon që t'i fshehim të metat në fytyrë, ndërsa t'i theksojmë përparësitë. Megjithatë, nëse nuk e përdorim në mënyrë të drejtë, grimi mund të bëjë që të dukemi më të moshuara sesa jemi.

Mashtrimet e vogla të grimit, të cilat i përsërisin gratë, vetëm sa e dëmtojnë pamjen e tyre. Në mënyrë që të mos shtohen vitet, jua zbulojmë mashtrimet më të shpeshta të grimit.

Përdorimi i gabuar i pudrës
Pudrën e përdorim në tërë fytyrën, duke e përfshirë edhe qafën si dhe pjesën
nën sy. Pudra pastaj hyn në vijat e imëta nën sy, i thekson ato edhe më shumë dhe bën që të dukemi më të moshuara! Prandaj, që të dukeni në harmoni me moshën tuaj, nuk duhet të përdorni pudrën në pjesën nën sy, por vetëm kremin ose korrektorin!

Korrektori para apo pas pudrës
Shumica e grave besojnë se më mirë do t’i mbulojnë mangësitë nëse korrektori përdoret para pudrës. Megjithatë, grimerët profesionistë tërheqin vërejtjen se ky është gabim i madh.

Bronzeri dhe të kuqtë e mollëzave
Të kuqtë e mollëzave dhe bronzeri nuk janë njësoj. Bronzeri shërben për hijezim të fytyrës, kështu që nuk duhet të përdoret në vend të të kuqit të faqeve. Me anë të brushës së madhe bronzeri bartet në faqe nën mollëza, në ballë dhe në mjekër, e pastaj përdoret të kuqët e mollëzave në ndonjë nuancë më të freskët.

Përdorimi i drejtë i eyelinerit
Nëse keni sy të vegjël, kurrë mos e përdorni eyelinerin në tërë sipërfaqen e kapakut të syrit. Në mënyrë që sytë t’ju duken vizualisht më të mëdhenj, eyelinerin e përdorni vetëm (leri në gjysmë të kapakut.

Hija e errët mbi kapak
Vetëm grave të rralla u rri mirë hija e errët e përdorur në tërë kapakun. Që t’i theksoni sa më mirë sytë, më së miri është që hijen e errët ta zbutni me të bardhën ose me nuancën bezh, e cila përdoret në cepa të kapakëve, rrëzë hundës dhe nën vetulla. /Telegrafi/