LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Shukri Xhelilit mbron burrin pervers, thotë se vajza viktimë është pjesë e një komploti

Gruaja e Shukri Xhelilit mbron burrin pervers, thotë se vajza viktimë është pjesë e një komploti

Një ditë më parë foli në gazetën “Panorama” për situatën e krijuar pas publikimit të videos, duke u shprehur se i qëndron pranë bashkëshortit të saj në çdo moment. Ndonëse më herët ajo nuk u prononcua për vajzën 20­vjeçare që përgatiti videon, Tefta Xhelili ka pranuar se e njeh Anisa A. dhe familjen e saj.

Sipas gruas së ish­kryebashkiakut të arrestuar, e reja është përdorur në të gjithë këtë çështje.


“Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, është përdorur për qëllime të tjera. Pas saj fshihet një dorë më e fortë”, është shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit.

Ajo këmbëngul se ndaj të shoqit është thurur një komplot, i cili dëmtoi jo vetëm atë, por edhe Bashkinë e Dibrës.

“E di që është një dorë pas gjithë kësaj historie, por ia lëmë drejtësisë që të hetojë dhe ta zbulojë”, deklaroi Tefta Xhelili në prononcimet e djeshme në disa media.

Në asnjë rast ajo nuk ka shprehur dobësi përballë lënies së bashkëshortit të saj.

“Ne kemi 32 vite të martuar. Kemi dy djem, jemi gjyshër. Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Familja jonë nuk ka qenë kurrë problematike. Unë u hutova kur kam parë videon. Nuk kisha asnjë dijeni se ekzistonte ose do të publikohej. Por, si bashkëshorte e përkushtuar ndaj një bashkëshorti të përkushtuar, kam mbajtur afër familjen time. Pranë kemi pasur dhe miq e të afërm që na kanë mbështetur për të kaluar këtë situatë”, tregoi nëna e dy fëmijëve të rritur.

Sot ajo merret me biznesin privat të familjes, pasi siç tregon, i shoqi e la menaxhimin që prej momentin kur shpalli kandidaturën dhe fitoi për të drejtuar Bashkinë e Dibrës.

“Asnjëherë nuk e kam menduar divorcin. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt. Një gjysh i përkushtuar”, thekson sërish bashkëshortja e Shukri Xhelilit.

Edhe pse gjatë gjithë kohës gruaja e ka mbështetur të shoqin, duke ia falur edhe veprimet e kryera me një vajzë 20­ vjeçare, nga ana tjetër ajo thotë se me anë të videos u godit edhe familja, veç personit.

“Në këtë rast është cenuar privatësia. Kjo nuk duhej të ndodhte”, deklaron ajo.

Tefta Xhelili është e vetmja nga familja që ka folur pas video­skandalit. Vetë kryetari i Bashkisë, i cili u shkarkua një ditë pas shfaqjes së videos, deklaroi shkurt se ndaj tij ishte organizuar një kurth i ulët.

“I gjithë opinioni e ka kuptuar qartë se videoja është një inskenim i turpshëm, për të ulur imazhin tim. Ajo është realizuar nga kundërshtarët e mi”, u shpreh Shukri Xhelili, me të njëjtat fjali që u mbrojt edhe në prokurori, kur u mor në pyetje për herë të parë. Të njëjtën dëshmi mësohet se ka dhënë edhe dje pas arrestimit, duke u shprehur kundër masës ekstreme të prangosjes së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori