LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në punë, kryefamiljari përdhunon bijën 13 vjeçe

Gruaja në punë, kryefamiljari përdhunon bijën 13 vjeçe

Nënë e bijë, që të dyja shqiptare me banim në Rimini të Italisë, u paraqitën në polici për të denoncuar një histori të rëndë abuzimesh.

Mes lotësh vajza rrëfeu abuzimet neveritëse të të atit, të nisura para tre vjetësh dhe të kulmuara një vit më parë me përdhunim prej tij.

Që nga ai moment sa herë që babai qëndronte vetëm me vajzën 13 vjeçare, përfitonte nga situata dhe e përdhunonte nën kërcënimin: “Nëse thua ndonjë gjë, do pendohesh për gjithë jetën”.


Më në fund kur durimi iu sos dhe dhimbjet bën të veten, vajza e mitur i kërkoi të ëmës të mos shkonte në punë për të mos e lënë vetëm me babanë.

Në atë moment, raporton NOA, gruaja pyeti vajzën se çfarë kishte ndodhur dhe mëson se e bija ishte përdhunuar në mënyrë sistematike, sa herë që ndodhej vetëm me të atin.

Pas denoncimit të këtij rasti, policia u vu në veprim ku brenda ditës vuri në pranga kryefamiljarin 37 vjeçar, i cili punonte në ndërtimtari. /Telegrafi/