LAJMI I FUNDIT:

Gruevski në Bruksel, kërkon “eliminim të rreziqeve të brendshme dhe të jashtme” për Maqedoninë

Gruevski në Bruksel, kërkon “eliminim të rreziqeve të brendshme dhe të jashtme” për Maqedoninë

Ish-kryeministri maqedonas, kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikola Gruevski, sot e ka vazhduar vizitën dyditore të punës në Bruksel, ku paradite ka realizuar një numër takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian nga të cilët më e rëndësishme është ajo në Komisionin Evropian me komisarin për negociata për zgjerim Johannes Hahn, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, sipas informacionit nga takimi i Gruevskit dhe Hanit, ata dy kanë pasur bisedë të hapur, në të cilën sipas Gruevskit i kanë prekur të gjitha temat që e prekin Republikën e Maqedonisë.


Në deklaratën për AIM, lideri i OBRM-PDUKM, ka theksuar se konstatim i përbashkët i tij dhe Hahni, por edhe në bisedat me bashkëbiseduesit tjerë të sotëm si deputeti evropian David Macalister, Ivo Vajgl, Pol Rubing dhe Angelica Nibler është se Maqedonisë i nevojitet eliminim i rreziqeve të jashtme dhe të brendshme.

Pasdite, sipas agjendës së paraparë Gruevski duhet të takohet me Joseph Daul, kryetar i Partisë Popullore Evropiane, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë dhe diplomatë të BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori