LAJMI I FUNDIT:

Grusht-shteti turk sipas ambasadores Kiliç

Grusht-shteti turk sipas ambasadores Kiliç

Nata e grusht-shtetit të dështuar në Turqi ishte një ankth, të cilin ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e përshkruan si “një natë shumë e zezë… një natë e errët dhe e gjatë”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ambasadorja Kiliç tregon si ndodhi grusht-shteti i 15 korrikut, dhe për ngjarjen e përgjakshme akuzon klerikun Fethullah Gulen, ndërsa organizatën e tij e quan terroriste.


Në intervistë ajo shprehet ashpër në mbrojtje të masave që po ndërmerr Qeveria e Turqisë pas grusht-shtetit, dhe hedh poshtë raportet e organizatave ndërkombëtare që e akuzojnë Turqinë se këto masa janë arbitrare dhe diskriminuese.

Kiliç po ashtu arsyeton arrestimin e gazetarëve dhe mbylljen e shkollave, spitaleve dhe suspendimin e rreth 60.000 shërbyesve civilë të shtetit.

Në intervistë, që botohet në “Kohën Ditore”, në dy vazhdime, të enjten dhe të premten, ambasadorja Kiliç ka folur edhe për kërkesën drejtuar MPJ-së të Kosovës, ku kërkon masa ligjore ndaj gazetarit Berat Buzhala për një postim të tij ironizues dhe satirik në lidhje me grusht-shtetin në Turqi, si dhe kërkesat për mbylljen e shkollave të rrjetit të Gulenit në rajonin ballkanik.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori