LAJMI I FUNDIT:

Guardiola dëshiron Alcantaran edhe te City

Guardiola dëshiron Alcantaran edhe te City

Pep Guardiola po kërkon të ribashkohet me mesfushorin e tij të preferuar, spanjollin Thiago Alcantara.

Pas transferimit të tij te Bayern Munich, Guardiola dëshiron ta marrë me vete edhe tek Manchester City, mesfushorin Thiago Alcantara.


Kështu trajneri spanjoll kërkon ta përforcojë edhe më shumë mesfushën, pasi më parë kishte transferuar edhe mesfushorin gjerman, Ilkay Gundogan, me të cilin dëshiron t’i bëjë tandem.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Me ardhjen e këtyre dy mesfushorëve, brazilianët Fernando dhe Fernandinho, pritet të kenë më pak minutash, teksa nuk përjashtohet një largim i tyre këtë verë.

Ndërsa, mesfushori Yaya Toure nuk ka vendosur akoma për të ardhmen, por sipas medieve angleze, afrikani pritet të transferohet te Interi në Itali. /Telegrafi/