LAJMI I FUNDIT:

Guardiola ka marrëveshje me Cityn?

Guardiola ka marrëveshje me Cityn?

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn, shkruajnë mediat spanjolle.

Sport shkruan se agjenti italian Nicola Giuliani, duke folur për BBC Radio, ka thënë se Guardiola ka një “marrëveshje preliminare” me Cityn për sezonin e ardhshëm.

Guardiola është i afërt me ish-drejtorët e Barcelonës, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët i janë bashkuar Cityt muajve të fundit, dhe mezi pret të punojë me ta sërish.


Problemi për treshen spanjolle është menaxheri Roberto Mancini, i cili ka ngulur këmbët në Etihad, pasi ka kontratë e cila skadon në vitin 2017. /Telegrafi/