LAJMI I FUNDIT:

GUNGAT E FORTA: Për shkak të kësaj sëmundjeje meshkujve PENISI u shtrembërohet nën këndin prej 90 shkallësh

GUNGAT E FORTA: Për shkak të kësaj sëmundjeje meshkujve PENISI u shtrembërohet nën këndin prej 90 shkallësh

Kjo sëmundje sulmon pesë për qind të meshkujve, gjë që nuk është numër i vogël. Penisi thjesht fillon të shtrembërohet dhe askush nuk e di përse ndodh kështu.

Sëmundja e Pejronit është gjendje e cila sulmon pesë për qind të meshkujve, ndërkaq pasojat janë ereksion i vështirë dhe i dhembshëm, për ç’shkak meshkujt më me dëshirë vendosin të mos bëjnë seks, transmeton Telegrafi.


Meshkujt të cilët kanë këtë sëmundje kanë vështirësi të ndryshme, ndërsa e gjithë kjo është për shkak që brenda penisit shfaqen xhunga të forta për shkak të të cilave penisi gjatë ereksionit lakohet nën këndin prej 90 shkallësh.

Keqformimi i penisit nuk është një gjendje normale, as nuk ka lidhje me moshën e mashkullit. Megjithëse simptomat e kësaj sëmundjeje janë më të dukshme pas të katërdhjetave, nuk mungojnë rastet e më të rinjve që vuajnë nga i njëjti problem.

Meshkujt që vuajnë nga Peyronie raportojnë lëndime në të kaluarën, kryesisht gjatë marrëdhënieve seksuale.

image

Lëndimet penile të cilat nuk perceptohen në kohë nga vetë personi, me kalimin e kohës krijojnë shtrembërim. Megjithatë, kjo është vetëm një nga shkaqet që çojnë në përkeqësimin e gjendjes.

Sëmundjet e prostatës, inflamacionet, madje dhe sëmundjet sistematike, apo problemet në organe të tjera, larg penisit, mund të shfaqin të njëjtin problem!

Pra, si fillim, është jashtëzakonisht e rëndësishme të identifikohet shkaku i problemit, si dhe të përcaktohet me saktësi nëse problemi është i lindur apo i mëvonshëm.

Kirurgjia vijon të jetë e vetmja mënyrë për eleminimin e shtrembërimit. Brenda 30 minutave, mjekët heqin pllakën, vendosin implantin si dhe “sheshojnë” penisin duke rikthyer kështu jo vetëm formën e mëparshme të organit gjenital, por, dhe vetëbesimin e humbur të pacientit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori