LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Jemi edhe më tutje për zgjerimin e BE-së

Hahn: Jemi edhe më tutje për zgjerimin e BE-së

Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, deklaroi sot në Vjenë se epilogu i referendumit në Britani nuk guxon dhe nuk do të ndal procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën Administrata Publike si bazë për integrimin evropian, Han tha se Bashkimi Evropian pa asnjë dyshim mbetet i përkushtuar për vazhdimin e procesit të zgjerimit, duke e cilësuar këtë si një punë që ka filluar unioni, e cila sipas tij nuk është as për së afërmi e përfunduar.

Ai tha se shtetet e Ballkanit kanë pasur të arritura të mëdha gjatë viteve të fundit dhe se tani nuk guxon të ketë lodhje apo dëshpërim për shkak të epilogut të referendumit në Britani.

Komisari evropian për zgjerim pranoi se vendimi i britanikëve paraqet njëlloj “prerje” për unionin, por kjo sipas tij nuk nënkupton se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë politikën e vet.

Përndryshe, referendumi në Britani dhe vendimi për largimin e këtij vendi ishte temë qendrore e të gjitha medieve në Ballkan, të cilat tashmë kanë filluar të merren me pasojat politik e dhe ekonomike të këtij vendimi.

Shumica e medieve në Ballkan shprehën frikën se ky vendim i britanikëve mund të ndikojë që Bashkimi Evropian të frenojë ambiciet e shteteve të Ballkanit për tu anëtarësuar në union.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori