LAJMI I FUNDIT:

Hajredin Bala i rikthehet Kosovës

Hajredin Bala i rikthehet Kosovës

Është liruar të hënën Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka qenë i padrejtë.

Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij, për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e ndjenë lirinë e plotë, transmeton “KosovaPress”.

Kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.


“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur…, nuk beson se ka”, ka thënë Bala i emocionuar dhe për t’u përballur më pas me shumë përqafime në dalje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori