LAJMI I FUNDIT:

Hajredini: Ku i harxhon BDI paratë e qytetarëve?

Hajredini: Ku i harxhon BDI paratë e qytetarëve?

Ivanov nuk është president rasti, tha Xhevdet Hajredini në emisionin “Rruga e Re” në TV Shenja, dhe shtoi se, Gruevski me çdo kusht arriti që t’ia sigurojë edhe një mandat Ivanovit, pasi është njeri i dëgjueshëm i tij, dhe në këtë mënyrë sipas Hajredinit, Ivanov ka shërbyer për faljen e krimeve që i kanë bërë funksionarët në pushtet.

Duke folur mbi aktivitetin e PSP-së dhe të ardhmen e politikanëve të dyshuar nga kjo prokurori, Hajredini tha se Gruevski nuk shkon në burg pa bërë ndonjë incident.


“Nikolla Gruevski nuk mund të shkojë në mënyrë të qetë në burg. Ai do të mundohet të bëjë ndonjë incident”, deklaroi Hajredini.

Nga ana tjetër, duke folur për protestat qytetare, Petar Goshev tha se, që të rritet ndihma e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës, duhet të gjithë qytetarët pa dallim etnie, ta përkrahin protestën.

“Ky është shtet i gjithë qytetarëve, si shqiptarëve ashtu edhe maqedonasve, andaj duhet të gjithë të dalin në protesta kundër këtij pushteti në mënyrë sa më masovike, që në këtë mënyrë edhe bashkësia ndërkombëtare të na ndihmojë edhe më shumë”, tha Goshev.

Hajredini kërkoi llogari nga BDI-ja se ku dhe si i harxhon paratë e qytetarëve.

“Unë i bëj thirrje publike BDI-së, të tregojnë për 200 mijë eurot të cilat janë derdh për një analizë të Marrëveshjes së Ohrit, se deri ku ka arritur zbatimi i kësaj marrëveshjeje. Parti e cila është në pushtet tanimë 15 vjetë, le të na tregojë cila është përqindja e të punësuarve shqiptarë”, deklaroi Hajredini.

Ai akuzoi BDI-në se po manipulon me shqiptarët edhe sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe. Ndërsa sa i përket punësimit të shqiptarëve në administratë, Hajredini tha se një pjesë e të punësuarve më shumë janë punësuar me këtë akt, pasi evidentohen si të punësuar, marrin pagë mujore, ndërsa nuk kanë aspak njohuri për punën praktike të cilën duheshte ta ushtrojnë deri tani. Por kjo sipas tij, nuk i intereson partisë shqiptare në pushtet, pasi shërbejnë vetëm për vota.

Hajredini gjithashtu ishte i ashpër ndaj politikanëve shqiptarë, duke pyetur: “A keni dëgjuar ndonjëherë politikanët shqiptarë ta përmendin korrupsionin? A keni dëgjuar që politikanët shqiptarë të brengosen për ikjen e të rinjve jashtë vendit? A keni dëgjuar që politikanët shqiptarë të brengosen se po mbyllen shkollat nëpër fshatra e po pakësohen nxënësit nëpër qytete?”

Goshev tha më tej se, Maqedonia nuk duhet ta rrisë borxhin e jashtëm, pasi duhet të sigurojë një hapësirë për ndonjë shok eventual financiar. Këtë hapësirë Maqedonia që moti e ka mbushur. Ndërsa fakti se Maqedonia është në krizë jo vetëm politike por edhe ekonomike, sipas Hajredinit, është se vendi ka pagën mesatare më të ulët në rajon, por edhe mungesa e investimeve direkte nga jashtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori