LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia befasoi zyrtarin e UEFA-s

Hajvalia befasoi zyrtarin e UEFA-s

Skuadra e Hajvalisë debutoi në fazën e grupeve të Champions League në futboll, në konkurrencën e femrave dhe bëri sensacion.

Askush nuk ia kishte besën se Hajvalia do ta nisë misionin e saj historik me barazim (1:1) me PAOK-un nga Selaniku i Greqisë, kjo e fundit ka 30 ndeshje në garën prestigjioze.


Një zyrtar i lart i UEFA-s dhe organizator për grupin 1 mbetet i mahnitur me lojën e vashave të Hajvalisë.

“Sinqerisht ne takimin  e djeshëm, pra pas përfundimit të saj, një zyrtar i  lart i UEFA-s, organizator për grupin 1, ka ardhur e na ka përgëzuar individualisht secilin në ekip. Ai ishte i befasuar dhe i mahnitur me paraqitjen tonë dhe na tha:  Kemi menduar se jeni ekip i nivelit shumë më të ulët”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë.