LAJMI I FUNDIT:

Hakerët rusë vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet në SHBA

Hakerët rusë vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet në SHBA

Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se vazhdon të ketë përpjekje për të ndërhyrë në bazën e të dhënave të votuesve amerikanë.

Ai tha se FBI po vëzhgon nga afër hakerët rusë, që mund të tentojnë të prishin zgjedhjet në SHBA.


FBI, në muajin gusht, ka paralajmëruar 50 shtete të SHBA-së që të forcojnë sigurinë zgjedhore, pasi hakerët kanë sulmuar databaza online në Illinois dhe Arizonë.

“Natyrisht, jemi duke bërë punë shumë të madhe, përmes hetuesve të inteligjencës, për të kuptuar se çfarë duan rusët me zgjedhjet tona”, tha Comey para Kongresit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 8 nëntor.

Disa vëzhgues thonë se presidenti rus, Vladimir Putin, do fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump, përballë demokrates Hillary Clinton. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori