LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Dacic e tensionon situatën në Luginë

Halimi: Dacic e tensionon situatën në Luginë

Deputeti i vetëm i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi ka thënë se deklaratat e fundit të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic për largimin me dhunë të Lapidarit të UÇPMB-së, kanë si qëllim ngritjen e tensioneve në Luginën e Preshevës. Megjithatë, Halimi nuk pret eskalim të situatës në Luginë, pasi sipas tij, nuk ekziston atmosferë e tillë.

“Nuk ekziston atmosferë e tillë. Atëherë ka pasur vrasje të civilëve, ka pasur dhunë sistematike që nuk ka qenë vetëm me bastisje, por edhe me vrasje, kjo atmosferë ishte krijuar qysh nga lufta në Kosovë, ku kishte shpërngule masive të gjysmës se Luginës se Preshevës drejt Maqedonisë. Ndërsa pas marrëveshjes se Kumanovës makineria serbe u pozicionua në Luginë dhe kjo ishte atmosfera e cila ndikojë në kryengritje, ndërsa këto elemente tani nuk ekzistojnë”, ka thënë Halimi, për ORAinfo.

Ai ka thënë se udhëheqja me e lartë shtetërore e Serbisë po përdorë deklarata të rrugës për ta ngritur tensionin në Luginë, ndërsa e ka fajësuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për lënien anash të Luginës se Preshevës.


“Është një pakënaqësi shumë e madhe edhe me gjendjen ekonomike dhe padrejtësinë shumë të madhe që po i bëhet qytetarëve të Luginës nga pushteti serb. Por është larg një situatë e tillë, çfarë ka qenë në vitin 1999-2000 të cilat shkaktuan reagimin e shqiptarëve me anë të rezistencës se UÇPMB-së”, është shprehur Halimi.

Ai ka thënë se nëse qeveria serbe nuk e lëshon ‘topin në tokë’ dhe nuk e merr me gjakftohtësi zgjidhjen e kësaj situate, atëherë situata mundë të vazhdon të tensionohet.
Halimi ka akuzuar qeverinë e Serbisë se e ka lënë anash zhvillimin dhe integrimin e Luginës së Preshevës.

“Qeveria e Serbisë është përgjegjëse për mosintegrimin e qytetarëve të Preshevës. Në Luginën e Preshevës me shumë mbisundon ajo politika militare e shumë pak ajo zhvillimore. Kjo ka shkaktuar dhe do të shkaktojë tensione, por nëse vazhdon kështu të gjitha opsionet mund të jenë të mundshme”, ka thënë Halimi.

Ai ka kërkuar edhe nga faktori ndërkombëtar që të jetë me serioz ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, pasi sipas tij, ndërkombëtaret kanë harruar të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes të nënshkruara pas përfundimit të konfliktit në Luginë të Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori