LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Jemi të fortë, do të triumfojmë në Finlandë

Halimi: Jemi të fortë, do të triumfojmë në Finlandë

Shkëlqeu vitin e kaluar si huazim tek FSV Frankfurti dhe me plot të drejtë është rikthyer në Bundesliga 1 te Mainzi.

Fjala është për super talentin e Kosovës, Besar Halimin i cili pret me padurim ta bëjë ëndrrën realitet për të debutuar në Bundesliga 1.


Por tani për Besarin mendja nuk është tek klubi por në Përfaqësuesen e Kosovës, ku më 5 shtator do ta zhvilloj ndeshjen e parë kualifikuese në Turku të Finlandës përballë përfaqësueses skandinave.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Në një intervistë për Telegrafin, djaloshi nga Gjilani flet për ardhjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.

“Jam gëzuar shumë që kanë ardhur lojtarë të rinj si Herolind Shala, Milot Rashica apo të tjerët. Kjo është shumë mirë për ne pasi është shtuar kualiteti në skuadër”, deklaroi fillimisht Halimi për Telegrafin.

28.07.2016, xtkx, Fussball Testspiel, FSV Mainz 05 - FC Sevilla, emspor, v.l. Besar Halimi (FSV Mainz 05), Sergio Escudero (FC Sevilla) Mainz 28 07 2016 xtkx Football try out FSV Mainz 05 FC Seville emspor v l Besar Halimi FSV Mainz 05 Sergio Escudero FC Seville Mainz

“Lojtarët e ardhur do të sjellin përvojën e tyre pasi shumica nga ta luajnë në liga të forta evropiane. Do të jemi një arrë e fortë për të gjithë, edhe pse na duhet pak kohë deri sa të kombinohemi por trajneri Albert Bunjaku e ka menduar më mirë këtë gjë”, thotë Halimi i cili mezi pret ndeshjen ndaj Finlandës.

“Lehtë nuk do të jetë fare, pasi Finlanda ka kohë që luan në kualifikime por ne besojmë në fuqinë tonë. Jemi të fortë dhe besoj fuqishëm se do të triumfojmë përballë Finlandës për t’i bërë të lumtur njerëzit tanë”, shprehet ish-anëtari i FSV Frankfurtit e Nurbergut.

“Nuk është grup i lehtë ku jemi, pasi kemi Kombëtare të forta si Kroacia, Turqia apo Ukraina, mirëpo ne synojmë t’i befasojmë të gjithë dhe pastaj të shohim se ku do të ndodhemi”.

21-vjeçari ka treguar se i ka bërë gati të gjitha dokumentet dhe pret të luaj më 5 shtator.

Ai ka folur edhe për rastin e Mërgim Brahimit që FIFA ia ndaloi të luajë për Kosovën.

“Me të vërtetë po më vije keq. Nga ky vendim i FIFA-s nuk ka humbur vetëm Mërgimi por e gjithë Kosova. Mërgimi ka qenë një lojtar fantastik dhe ishte shumë i nevojshëm për Kosovën”.

besar halimi

Sa i përket skuadrës së tij Mainz, Besari tregon se do të mbetet aty pasi kështu i kanë kërkuar drejtuesit e klubit dhe trajneri.

“Kam luajtur në ndeshjet miqësore në të gjitha dhe është duke shkuar shumë mirë. Jam i ri dhe më duhet pak kohë deri sa të futem në formacion. Besoj që shumë shpejtë do të bëhet ëndrra realitet dhe do të luaj në Bundesliga 1”, përfundoi Halimi.

Edicionin e kaluar Besari ka zhvilluar 26 ndeshje me FSV Frankfurtin në Bundesliga 2 derisa ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Që nga grumbullimi i tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Halimi ka qenë pjesë e formacionit bazë dhe ka dhuruar spektakël me fanellën verdh e kaltër. /Telegrafi/

Halimi