LAJMI I FUNDIT:

Halitaj: EULEX-it i imponohet pushimi i përkohshëm

Halitaj: EULEX-it i imponohet pushimi i përkohshëm

Gazetari dhe analisti politik Agron Halitaj, thotë se deri në ditën e tetë ekzistojnë mundësit reale që dikush prej deputetëve t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të kushtetutshmërisë së Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Ndaj, Kuvendi nuk mund ta procedojë atë në Presidencë, për t’u shpallur nga kreu i shtetit. Postimin e tij të plotë, në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“EULEX-it i imponohet pushimi i përkohshëm


EULEX-i, zyrtarisht e ka përfunduar mandatin me të filluar së numëruari 24-orëshi i datës 15 qershor. Edhe sikur sot, Kuvendi i Kosovës të votojë pro vazhdimit të mandatit të tij edhe për dy vjet të tjera, prapëseprapë ky mision së paku edhe për një periudhë sado të shkurtër kohore duhet të pushojë së funksionuari. Kjo për faktin se tashmë janë konsumuar të gjitha afatet e parapara ligjore e kushtetuese për ta fituar mandatin e ri brenda kohës së rregullt.

Në Kushtetutë është e përcaktuar që dhjetë a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë ta kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

Kjo nënkupton që brenda kësaj kohe, Kuvendi nuk mund ta procedojë ligjin në Presidencë, për t’u shpallur nga kreu i shtetit. Deri në ditën e tetë ekzistojnë mundësit reale që dikush prej deputetëve t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të kushtetutshmërisë së Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë afati më i shkurtë i mbetjes së EULEX-it pa mandat mbetet 8-ditëshi, gjithnjë duke llogaritur se presidenti do ta nënshkruajë posa t’i ketë shkuar në tavolinë dhe pas këtij akti ligji do të publikohet me automatizëm në Gazetën Zyrtare.

Duke i pasur parasysh këto procedura, legjislaturat e mëparshme i kanë ratifikuar marrëveshjet me Brukselin, para qershorit. Psh. për mandatin që tash i ka skaduar EULEX-it, Kuvendi pati vendosur në muajin prill, përkatësisht dy muaj para përfundimit të mandatit që po ushtrohej”, ka shkruar Halitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori