LAJMI I FUNDIT:

Haliti kryetar i PDK-së ne Pejë

Haliti kryetar i PDK-së ne Pejë

Xhavit Haliti, me aklamacion, është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Pejë. Ky vendim është marrë sot nga delegatët e kuvendit zgjedhor të kësaj dege.

Punimet janë duke vazhduar edhe tani, ku gjatë ditës pritet edhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të degës, i cili më pastaj do të vendos për kryesin e degës.

Haliti që është nënkryetar i kryesisë së PDK-së në qendër, i zë vendin Adem Grabovcit, i cili deri më sot ka drejtuar këtë degë. /Telegrafi/