LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Referendumi i vitit 1991 vendosi themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës

Hamiti: Referendumi i vitit 1991 vendosi themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare duke kujtuar 25 vjetorin e referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991.

Me këtë rast ka folur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti i cili theksoi se ky referendum ka qenë rruga për liri dhe pavarësi të Kosovës.


“Dua të kujtojmë sot 25 vjetorin e një ngjarje të shënuar për vendin tonë referendumin e Pavarësisë së Kosovës në vitin 1991. Referendumi e legjitimoi deklaratën kushtetuese të 2 korriku 1990 dhe miratimit të kësaj kushtetute të 7 shtatorit të po këtij viti”, ka thënë Hamiti.

Ai ka shtuar se ky referendum vendosi themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës./Telegrafi/