LAJMI I FUNDIT:

Hamza e Gërguri, kandidatë për guvernator

Hamza e Gërguri, kandidatë për guvernator

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka mbyllur në mesnatë konkursin për guvernator. Në garë për këtë post janë futur kandidatë të mjaftueshëm për të mos dështuar konkursi. Në mesin e tyre, gazeta ka mësuar se janë edhe guvernatori i tanishëm i BQK-së, Gani Gërguri, dhe ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, ka dorëzuar aplikacionin të premten, ndërsa guvernatori i tanishëm, Gani Gërguri, ka dorëzuar të hënën”, ka pohuar një burim i gazetës brenda BQK-së.

Sipas Kohës Ditore, këta janë edhe dy pretendentët kryesorë në garën për guvernator. Guvernatori i tanishëm, Gani Gërguri, synon t’i hyjë garës edhe njëherë për këtë pozitë, pasi mandati i tij prej më pak se dy vjetësh përfundon në mars, dhe mendon se e ka udhëhequr mirë me Bankën Qendrore për çka edhe pret të shpërblehet me një mandat të plotë. /Telegrafi/