LAJMI I FUNDIT:

Hapen dy banka në Qipro

Hapen dy banka në Qipro

Banka Qendrore e Qipros, thotë se të gjitha bankat, do të mbeten të mbyllura deri të enjten më 28 mars, me përjashtim të dy bankave më të mëdha në vend asaj, Laiki Bank dhe Bankës së Qipros, që do të rihapet sot në mëngjes.

Në njoftimin e Bankës Qendrore, është thënë se vendimi synon sigurimin e "funksionimit normal të sistemit bankar në tërësi”. Bankat në Qipro janë mbyllur që nga 16 marsi.

Në një fjalim televiziv, presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades tha se plani i shpëtimit ishte i "dhimbshëm", por i domosdoshëm për të shmangur situatë e vështirë ekonomike. /Telegrafi/