LAJMI I FUNDIT:

Hapet Aeroporti i Prishtinës

Hapet Aeroporti i Prishtinës

Pas aksidentit të mbrëmshëm, ku ka dal nga pista një aeroplan, sot nga ora 16:00, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është hapur dhe të gjitha operimet kanë filluar të zhvillohen normalisht.

Kështu thuhet në një njoftim të Aeroportit të Prishtinës, ku lutën të gjithë udhëtarët që të vizitojnë web faqen zyrtare të aeroportit për informacione në lidhje me fluturimet e tyre.

Ndryshe, Aeroporti ende nuk ka ndonjë raport zyrtarë se pse ka dal nga pista aeroplani, në të cilën ishin mbi 100 udhëtarë./KosovaPress/