LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi i Artizanateve

Hapet Panairi i Artizanateve

Panairi i Artizanateve do të hapet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku përveç nga Kosova, do të ekspozohen edhe artizanate nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ky është edicioni i 12 i këtij manifestimi i cili Qendra e Gruas “Dera e Hapur” e organizon për të kremtuar Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2016 në Kosovë.


Panairi për vizitorë do të jetë i hapur në sheshin “Zair Pajaziti”, nga data 26 deri më 28 shtator, nga ora 09:00 deri 21:00. /Telegrafi/