LAJMI I FUNDIT:

Hapet Panairi “EXPOKOS 2016”

Hapet Panairi “EXPOKOS 2016”

Është hapur Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit “EXPOKOS 2016”, ku ndërtimi, energjia dhe minierat, teknika dhe patundshmëria, po ekspozohen dhe do të diskutohen deri më 27 maj.

Po ashtu, në kuadër të panairit për herë të parë është hapur edhe “Festivali i Gjelbër”.


Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawe tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është e përkushtuar që ta mbështesë Kosovën në zhvillimin ekonomik dhe të bashkëpunojmë me kompani që përfshijnë fushën e energjisë.

“Qeveria e Kosovës ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur këtu duke ofruar strukturat, kornizën ligjore dhe politikat për të mundësuar zhvillimin në këtë sektor, mirëpo, është sektori privat ai i cili duhet ta shtyje këtë proces përpara. Bizneset kosovare janë duke treguar një inovacion të madh dhe iniciativa të madhe në zhvillimin e prod himeve të energjisë së pastër ….Kosova mund të iu jap një shembull shumë të mirë vendeve tjera për sa i përket ndryshimeve klimatike, por edhe inovacioneve nga fusha e energjisë së pastër dhe të ripërtritshme. Qeveria e SHBA-ve është e përkushtuar që ta mbështes Kosovën në zhvillimin ekonomik, të bashkëpunoj dhe të bashkëinvestoj në kompanitë, të cilat veprojnë në fushën e energjive të ripërtritshme dhe të pastër”, tha Delawi.

Kurse, ambasadori çek në Kosovë, Ivo Shilavy tha se Kosova është një vend i ri dhe dinamik, andaj i duhet përkrahje e partneritetit për zhvillim ekonomik.
“Kosova është një vend i ri dhe dinamik. Kosova ka nevojë për teknologjitë më të mira, njohuri moderne dhe partner të vërtet të biznesit për zhvillimin e saj ekonomik. Kjo është pikërisht ajo që mund të ofrojnë kompanitë çeke. Vitin e kaluar ambasada çeke, kemi organizuar një seminarin të biznesit në Pragë, ku e kemi promovuar Kosovën para biznesmenëve çeke. Unë si ambasador çek kam qenë shumë krenar të dëgjoj se çka thotë një biznesmen kryesor çek për Kosovën. Ai më tha kështu: në Kosovë nuk keni nevojë të keni kontrata me shkrim, kur të dekoroheni mjafton një dhënie duarsh dhe ajo është konfirmim. Mund të llogarisni plotësisht në atë kontratë të bërë në atë formë”, tha Shilhavy.

Bekim Xhafa, organizatori i panairit, tha se “Expokos”, panairi është i renditur si panair internacional, i cili ka sjell edhe benifite nga panairet e më hershme që janë mbajtur. “Gjatë viteve të fundit në këtë panair janë ekspozuar mbi 1 mijë e 42 kompani dhe është vizituar nga 100 mijë e 70 vizitor me origjinë nga 24 shtete. Të gjitha këto tregojnë se “Expokos”, është transformuar në një pikë takim të domosdoshëm”, tha Xhafa.

Po ashtu, mbështetje panairit me nga një fjalim i dhënë edhe ministri i Zhvillimit, Blerand Stavileci dhe drejtori përgjithshëm i Procredit Bankës, Ilir Aliu.

Ndryshe, panairi “Expokos” do të ofrojë edhe prezantime nga ekspertë të fushave me tema siç janë: përmbledhje e sektorit të reciklueshëm, e sektorit të energjisë Solare, e të tjera. Në të po marrin pjesë mbi 50 palë të interesit. Panairi do të jetë i hapur për vizitor deri më 27 maj. /Telegrafi/