LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Institucionet fetare të financohen nga shteti

Haradinaj: Institucionet fetare të financohen nga shteti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur të enjten nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë. Myftiu, në emër Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin e tij personal, e përgëzoi dhe e uroi Haradinajn për lirimin nga të gjitha akuzat në Gjyqit të Hagës.

“Liria dhe pafajësia e juaj është tregues i pastërtisë së luftës së drejtë të UCK-së, dhe fitore e kauzës së drejtë të populli shqiptar. Ne mirëpresin rikthimin tuaj në Kosovë dhe angazhimin në skenën politike të vendit”, tha myftiu Naim Tërnava.

Ndërkaq, nga ana e tij, Haradinaj tha se kapacitetet e shtetësisë së Kosovës i kemi ndërtuar së bashku.


“Si institucione, kemi kaluar rrugë të përbashkët në ndërtimin e kapaciteteve të shtetësisë së Kosovës ku kemi arritur rezultate të lakmueshmëve. Si në të kaluarën, edhe në të ardhmen na duhet bashkëpunim i ngushtë për ruajtjen e vlerave tradicionale fetare e kombëtare të populli tonë”, ka thënë Haradinaj, transmeton “Zëri”.

Kryetari i AAK-së, përveç tjerash, u shpreh se në të ardhmen e afërt, nëse ai merr drejtimin e qeverisë, “institucionet fetare duhet që të financohen nga buxheti i shtetit”.

Lideri i AAK-së e përgëzoi Myftiun për hedhjen e gurthemelit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Tërnava dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj u dakorduan që të bashkëpunojnë në ruajtjen e vlerave pozitive dhe çuarjen para të proceseve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori