LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ka kaluar tri herë gjyqësinë ndërkombëtare, e pandershme të ketë përsëri një të tillë

Haradinaj: Kosova ka kaluar tri herë gjyqësinë ndërkombëtare, e pandershme të ketë përsëri një të tillë

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pritet të jetë gjithçka gati për të filluar punën Gjykata Speciale.

Kjo gjykatë pritet të merret me krimet e supozuara të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa David Schwendiman është vendosur në krye të Prokurorisë Speciale, ku edhe pritet që akuzat e para të bëhen në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç edhe dihet, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Dhomat e specializuara të kësaj gjykate do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, i cili u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës dhe fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore.

Ndërsa në një prononcim për Indeksonline lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova ka kaluar nëpër shumë gjyqe ndërkombëtare dhe se kjo e fundit është e tepërt.

“Kosova ka kaluar tre herë gjyqësinë ndërkombëtare. Unë mendoj se është e pandershme për Kosovën të ketë përsëri një gjyqësi të tillë. Është aspak e hijshme për Kosovën krahasuar me Serbinë të cilës i janë besuar gjykatat vendore ndërsa tek ne vazhdon të ndodhë e kundërta”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, është e panevojshme që për të katërtën herë të vendoset nga një gjykatë ndërkombëtare për vendin tonë.

“Prandaj ne e kemi kundërshtuar me votë dhe kemi kërkuar që kjo gjykatë të jetë e vendosur në Kosovë me gjykatës dhe prokurorë të huaj por të jetë në Kosovë që qytetarët dhe vendi në përgjithësi të mos bjerë pre e spekulimeve pasi ka nevojë që të ketë një qartësim për atë që është raportuar nëpërmjet raportit të Dick Martit”, ka shtuar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori