LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nderi s’ua lejon deputetëve, që ta votojnë Demarkacionin (Video)

Haradinaj: Nderi s’ua lejon deputetëve, që ta votojnë Demarkacionin (Video)

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se Demarkacioni nuk do të kalojë.

“Edhe po të jenë të gjithë deputetë në Kuvend, s’ka votë për këtë marrëveshje”, ka sqaruar Haradinaj


I pari i AKK-së këto komente i bëri në emisionin ‘Argument plus’ të RTV21, ku ndër të tjera tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sepse ua lejon nderi.

“Dihet që s’ka votë për këtë temë. Mendoj që Qeveria më mirë është ta marrë guximin dhe të mos e procedojë këtë marrëveshje. Në të kundërtën kjo është një lloj zvarritje e agonisë. Kosova është lodhur më këto, sikurse me Asociacionin”, ka thënë Hardinaj.