LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Boikenin: Jam bir i Kosovës, babën e kam shqiptar (Video)

Haradinaj për Boikenin: Jam bir i Kosovës, babën e kam shqiptar (Video)

Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, Boiken Abazi, përmes dy postimeve në Facebook, ka fyer dje ata që shprehin dashurinë ndaj Kosovës, përmes një vargu të poezisë së poetit të madh, Ali Podrimja, “Unë, biri yt Kosovë”.

Abazi: Kush e konsideron “nënë” Kosovën e ka “babë” Serbinë
Lexo po ashtu Abazi: Kush e konsideron “nënë” Kosovën e ka “babë” Serbinë

“Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga ‘Nëna Shqipëri’ te krijimi i një nëne të re, pra ‘Nëna Kosovë’, që lind ‘kombin’ kosovar, e anashkalon faktin se ‘Nëna Kosovë’ ka për ‘babë’ Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj ‘nëne’ të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist”, ka shkruar ai në një postim, duke e thënë pastaj edhe këtë: “Shprehja ‘Unë biri yt Kosovë’, që e zëvendëson ‘Nënën Shqipëri’ në vetëdijen e popullit të Kosovës me ‘Nënën Kosovë’, është në thelb mazokizëm i pastër”!


Kështu komentohet deklarata e Boiken Abazit, për Shqipërinë e Kosovën (Video)
Lexo po ashtu Kështu komentohet deklarata e Boiken Abazit, për Shqipërinë e Kosovën (Video)

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, daut Haradinaj.

Në emisionin InfoBoxh të RTV Dukagjinit, Haradinaj ka thënë se është djalë i Kosovës, me babën shqiptar, ndërsa vlerësimet e Abazit i sheh si veprime personale. /Telegrafi/