0Shares

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka mohuar zërat se mund të bëhet Zëvendëskryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se nuk e ka me çdo kusht që ta marr postin e Kryeministrit.

“Ne (AAK) kemi bërë vetëm një ofertë. Të krijojmë një qeveri të re me PDK-në. T’i marrim përgjegjësitë bashkë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka pranuar se mbrëmë ka biseduar me kryeministrin Thaçi për mundësinë e koalicionit. Ai tha se i ka ofruar Thaçit një qeveri të re, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Unë kam i kam ofruar një qeveri të re të udhëhequr nga unë, por nuk jemi dakorduar. Këtë takim e kam kërkuar unë”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së e ka vlerësuar veten të ndryshëm në krahasim me kryeministrin aktual.

Por, edhe ai, sikundër Thaçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së partisë së tij në koalicionin qeverisës para zgjedhjeve të reja nacionale.

Haradinaj ka thënë po ashtu se nuk dëshiron t’i bashkëngjitet kësaj qeverisje, pasi përmes kësaj, ai do t’i ndihmonte kësaj qeverie gjë që nuk e dëshiron ish-komandanti i UÇK-së.

“Do të jetë vazhdim i mandatit të Qeverisë, por edhe Qeveri e re”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)