LAJMI I FUNDIT:

“Harlem Shake” po e ”shkund” edhe Kosovën

“Harlem Shake” po e ”shkund” edhe Kosovën

Trendi më i popullarizuar në internet “Harlem Shake” i cili po përhapet shumë shpejtë çdo ditë, ka filluar të praktikohet edhe në Kosovë.

Çka është në të vërtetë “Harlem Shake”? Teknikisht “Harlem Shake” ishte lloj i vallëzimit të viteve ’80 me origjinë në lagjen Harlem të New Yourk-ut dhe më pas filloi të popullarizohet në video spote muzikore. Në vitin 2011 “Harlem Shake” ishte titulli i një kënge elektronike nga Baauer. Dhe tani nga viti 2013, kënga po lë gjurmë në shumë video virale nëpër internet.

Mendohet se e gjithë kjo “zhurmë” ka filluar nga kjo video dhe vazhdon deri më sot ku aktualisht është trend në internet.


Gjithsesi, as Kosova nuk ka mbet pa u prekur nga ky trend. Në vazhdim do t’i shfaqim disa nga videot të cilat ju bashkëngjiten aktualisht trendit më të madh në internet “Harlem Shake”. Trendi vazhdon, Kush është me radhë?

hej! Harlem Shake IPKO

Harlem Shake – Ogilvy | Karrota – Kosova

Harlem Shake- KLAN KOSOVA TV